Uniko - Brenda fermës së kanabisit në Berat, Spartak Koka hyn në serat e drogës
Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus publikon pamjet nga brenda serave me kanabis në fshatin Rërëz të Beratit. Kamera e emisionit ka hyrë brenda serave me lëndë narkotike, të cilat u shkatërruan nga policia në datën 10 Nëntor 2022 gjatë operacionit të koduar “Stuhia”. Në brendësi të këtyre serave, gazetari Spartak Koka gjeti dhe mbetje të bimëve narkotike të ngelura aty pas largimit të forcave policore. Policia gjeti dhe sekuestroi brenda këtyre serave 8 thasë me boçe kanabisi me peshë 871 kilogramë dhe 700 arka të mbushura me kanabis në proces tharje. 11 persona u arrestuan nga policia gjatë aksionit, të cilët dyshohen si organizatorë të kësaj veprimtarie kriminale. Gazetari Spartak Koka pa nga afër të gjithë infrastrukturën në 4 serat e kanabisit. Aty shihen tubacionet e ujit, arkat ku grumbullohej kanabisi i tharë. Madje, gratë të cilat ishin punësuara për të pastruar kanabisin, qëndronin dhe jetonin brenda këtyre serave në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare. Gratë janë proceduar në gjendje të lirë nga Prokuroria. #Uniko #SpartakKoka #KlanPlus | Misteret e pazbardhura të kronikës. Çështjet më të bujshme të drejtësisë në vend. Që nga historitë më të fundit deri tek ato që tashmë janë harruar.Me dëshmi, intervista,pamje dhe dokumente të papublikuara më parë. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/