Shtyhet debati për kufizimin e imunitetit të deputetëve - (4 Nëntor 2005)
Lajme arkiva 2005 Debati për kufizimin e imunitetit të deputetëve u shty sërish në kohë dhe mazhoranca ka pranuar kërkesën e opozitës për të pritur ende. Gjatë këtyre dy javëve opozita pretendon të marrë edhe sugjerimet e Komisionit të Venecias. Një gjë e tillë u miratua në konferencën e kryetarëve ku me konsensus pas propozimit të bërë debati për imunitetin është lënë jashtë kalendarit dyjavor që nis me datën 7 nëntor. Bamir Topi: “Ai mbetet në programin e punës së parlamentit dhe pa asnjë lloj hezitimi nga ana e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Vetëm është çështje e shtyrjes në kohë nga ana e tyre.” Neritan Ceka: “Në lidhje me kufizimin e imunitetit do të shtyhet diskutimi sepse pritet mendimi i Komisionit të Venecias.” Pandeli Majko: “Pata kënaqësinë të shoh një moment mirëkuptimi nga të gjithë lidhur me pritjen e përgjigjes nga komisioni i Venecias. Mendoj s kjo ishte rruga e duhur dhe është nj rast për t’u përshëndetur mënyrën e procedimit.” Kuvendi i Shqipërisë priti të debatohej për korrupsionin pas dhjetë ditësh. Iniciativë kjo e marrë nga Partia Demokratike për t’u pasur me një rezolutë përkatëse në të cilën parlamenti do të pozicionohet plotësisht në lidhje me këtë çështje. Bamir Topi: “Në mirëkuptim me kryetarët e grupit parlamentare është lënë për ta trajtuar me datë 14.” Ndërsa për sa i përket rezolutës për Kosovën kuvendi i Shqipërisë pritet ta rishikojë edhe nj herë në komisionin e politikës së jashtme për të unifikuar qëndrimet mes grupeve parlamentare që gjatë javës së kaluar u ndanë në lidhje me këtë çështje./tvklan.al Gazetare: Sonila Agostini SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/